19:11 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

Deputetja e Zelandës së Re shkon drejt spitalit me biçikletë për të lindur

Deputetja e Partisë së Gjelbër së Zelandës së Re, Julie Anne Genter, ka udhëtuar nga shtëpia për në spital me biçikletë. Fotot e saj kanë bërë xhiron e rrjetit.

Genter lindi me sukses foshnjën e saj, gjininë dhe emrin e të cilës nuk e ka zbuluar akoma.

“Lajm i madh. Në orën 3.04 të mëngjesit të sotëm ne mirëpritëm anëtarin më të ri të familjes sonë. Vërtet nuk planifikoja të lindja me biçikletë, por ashtu ka ndodhur”, është shprehur Julie në një postim në Facebook.

Fotot janë komentuar shumë, por kjo nuk është hera e parë që Genter udhëton me biçiklet për të lindur. Edhe me fëmijën e parë ka bërë të njëjtën gjë.