20:15 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Deputetja kanadeze ka fjalë të mëdha për presidentin Thaçi (Foto)

Deputetja e Parlamentit të Kanadasë, Anita Vandenbeld, ka qenë shumë emocionale gjatë diskutimit në Komisionin për Politikë të Jashtme me presidentin Thaçi.

Vandenbeld ka thënë se nuk do të mund të imagjinonte para dhjetë vjetëve, kur ka punuar si këshilltare në Parlamentin e Kosovës, me OSBE-në, se ajo si anëtare e parlamentit kanadez, do ta priste në takim Presidentin e Kosovës në Parlamentin e Kanadasë.

“Isha e nderuar kur ai më falënderoi personalisht për punën time në Kosovë. Sot është një ditë e veçantë, të cilën kurrë nuk do ta harrojë”, ka thënë ajo. Të njëjtën deklaratë, deputetja kanadeze e ka postuar edhe në profilin e saj në Facebook./Indeksonline/