17:39 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Deputetja kosovare sjellë informacione për takimin në Antalia: Serbia shkeli prapë parimet e bashkëpunimit

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeta Statovci, pas pjsëmarrjes në sesionin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Antali  (SEECP), ka dhënë informacione se çfarë u diskutua atje, shkruan IndeksOnline.

Ajo bëri të ditur se përsëri pala serbe la shkelë parimet e  bashkëpunimit me Kosovën me një gjuhë të papranueshme.

Sipas Statovcit, delegacionit Kosovar iu kundërpërgjigj.

“Akte të tilla të destruksionit nga shteti i Serbisë kaluan pa miratim e duartrokitje nga të pranishmit dhe qartazi u kualifikuan si mesazhe që shkojnë në kundërshtim me frymën dhe mesazhet e promovuara në këtë aktivitet”.

Postimi i plotë:

Këto ditë morëm pjesë në sesionin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Antali  (SEECP), organizuar nën patronatin e Parlamentit të Turqisë (GNAT). Pjesemarrës në këtë organizim ishin kryetaret e parlamenteve dhe deputetë nga vendet e Evropës Juglindore.

Përgjatë sesioneve u trajtua rendësia e bashkëpunimit si një mekanizem pozitiv për stabilitet, progres ekonomik e shoqëror. U theksua nevoja të promovojmë interersat e përbashkëta të Evropës Juglindore në nivele më të larta, duke treguar shembull të bashkëpunimit në bazë të qëllimeve të përbashkëta.

Të gjitha vendet pjesemarrëse shprehen dedikimin e tyre dhe aspiratat individuale për integrim euro-atlantik dhe zgjerim të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor.

Siç ndodhë zakonisht, pra duke mos e prishur radhën dhe humbur mundësinë për të shfaqur destruksionin e tyre as ky organizim nuk kaloi pa polemikat e veta karrshi pales serbe, e cila me gjuhë të papranueshme ndaj Kosovës, shkelë parimet e bashkepunimit shumëpalësh dhe cenon frymën e tolerances ndaj njeri-tjetrit. Kjo natyrisht se u percoll me kundëreagimin e delegacionit tonë si dhe nga ana e nikoqirit Kryeparlamentari Turk zt. Sentop. Akte të tilla të destruksionit nga shteti i Serbisë kaluan pa miratim e duartrokitje nga të pranishmit dhe qartazi u kualifikuan si mesazhe që shkojnë në kundërshtim me frymën dhe mesazhet e promovuara në këtë aktivitet.