15:47 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Deputetja më e re e Britanisë do të dhurojë gjysmën e rrogës së saj për bamirësi

Nadia Whittome, 23 vjeç, e Partisë të Punës do të dhurojë një pjesë të madhe të pagës së saj për shoqatat bamirëse në Nottingham – derisa të rriten pagat e infermierëve dhe zjarrfikësve, ajo do të marrë një “pagë punëtori”.

Deputetja më e re e Britanisë është zotuar të marrë në shtëpi vetëm 35 mijë paund nga rroga e saj 79 mijë £.

Deputetët gjithashtu marrin para shtesë për të mbuluar shpenzimet e drejtimit të një zyre, punësimin e stafit, zhvendosjen për të jetuar në Londër ose zonën e tyre elektorale, dhe udhëtimin ndërmjet parlamentit dhe zonës elektorale të tyre.

Ajo tha për Nottinghamshire Live. “Nuk ka të bëjë me filantropinë dhe nuk është se deputetët nuk e meritojnë atë pagë, është fakti që mësuesit , infermierët dhe zjarrfikësit e meritojnë një pagë të tillë gjithashtu.

Kur ata të fitojnë rritjen e pagës që meritojnë, shpresoj që ky vendim të rishikojë edhe njëherë rritjen e pagave.

“Është nderi më i madh i jetës sime të përfaqësoj qytetin tim,vendin ku unë u linda dhe u edukova”.

Duke folur për rezultatin e partisë e saj, Znj Whittome tha: “Ne kemi shumë për të mësuar dhe kemi nevojë për një periudhë reflektimi për të parë çështjet që shkuan keq.

“Kjo zgjedhje ishte përfundimisht në lidhje me Brexit. Ne u përpoqëm mos ta përmendim atë dhe të flasim për çështje të tjera në vend.

“Unë hedh poshtë që ky është faji i së majtës ose se ne nuk kemi bërë një fushatë të mjaftueshme për të siguar votat e popullit britanik.

Do të punoj për të trajtuar pabarazinë e madhe me të cilën po përballen njerëzit.

Pesë vitet e ardhshme kanë të bëjnë me mbrojtjen e shërbimeve lokale, duke bërë atë që mundemi për të mbrojtur të drejtën tonë dhe për të trajtuar pabarazinë.

Do të doja të falënderoja të gjithë ata që votuan për mua, më folën në pragjet e derës dhe për të gjithë aktivistët që siguruan këtë fitore të Partisë së Punës në qytetin e Nottingham “.