10:10 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Deputetja Musliu: BE t’i merr seriozisht deklaratat e Kumnovës, të arrestohen kriminelët serbë!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas audio-incizimit të publikuar në “Indeksonline” ku flet serbi, Vuk Mirkoviq.

Ky i fundit është akuzuar nga Nusrete Kumnova rreth vrasjes dhe zhdukjes së familjarëve të tij.

Deputetja nga Drenica përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet te tregohet fer dhe jo e njëanshme kur kemi te bëjmë me krimet qe ka bere Serbia ne Kosove.

“Ti merr seriozisht deklaratat e Znj. Kumnova dhe te dyshuarit t’i ule ne bankën e drejtësisë. Për deri sa djemtë e UÇK-se, me dëshmi te fabrikuara kane mbajtur dhe po mbajnë nga 5-10 vjet burg, ne kemi emrat dhe mbiemrat e te zhdukurve shqiptar, emrat dhe mbiemrat e te dyshuarve qe kane kidnapuar e kane bere krime”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

“Me 31 mars të vitit 1999, në orën 14:30 kanë hyrë policia në banesë. Ata ishin në uniformë, por në fakt nuk kanë qenë policë. Aty kanë qenë Vuk Mirkoviq e Dragan Raqiq. Kanë qenë serbë të Gjakovës. Ne si familjarë i kemi dhënë emrat, por asnjëherë askush nuk i ka ndjekur, së paku me iu kërku ku e kanë lanë djalin tim, Albionin” ka thënë Kumnova mbrëmë në intervistë.

Bashkesia nderkombetare duhet te tregohet fer dhe jo e njeanshme kur kemi te bejme me krimet qe ka bere Serbia ne Kosove. Ti merr seriozisht deklaratat e Znj. Kumnova dhe te dyshuarit t’i ule ne banken e drejtesise. Per deri sa djemt e UÇK-se, me deshmi te fabrikuara kane mbajtur dhe po mbajne nga 5-10 vjet burg, ne kemi emrat dhe mbiemrat e te zhdukurve shqiptar, emrat dhe mbiemrat e te dyshuarve qe kane kidnapuar e kane bere krime. Mbeshtes fuqishem zonjen Kumnova dhe te gjithe ata qe kane emra e deshmi per ata qe kane bere krime mos te ndalen por te vazhdojne me padi. Vuk Mirkoviq dhe Dragan Raqiq duhet te dalin para drejtesise nderkombetare. Ata duhet te perballen me familjaret e personave te pagjetur.