18:01 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Deputetja Musliu që nderon në çdo fshat e qytet dëshmorët e Kosovës!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu është njëra prej përfaqësuesve të legjislativit që mund ta shohim në cdo fshat e qytet kur është fjala për nderimin e dëshmorëve të kombit.

Ajo sot ishte në fshatin Baks të komunës së Skenderajt ku u përkujtuan tre dëshmoret e këtij fshati të rënë me 21 mars të vitit 1999.

Bëhet fjalë për mësuesin Xhevat Osmani dhe dy kushërinjtë e tij Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri.

“Të rënët qëndruan në vendlindje për t’iu bërë rezistencë forcave policore serbe duke mbrojtur atdheun për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Musliu. /Indeksonline/