12:27 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Deputetja Musliu- Shoshi infektohet me Covid19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi ka rezultuar pozitiv me Covid19.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Musliu- Shoshi ka thënë se do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes email-it dhe telefonit.

Shkrimi i saj i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maksën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Ariana