13:37 / E Hënë, 22 Janar 2024 / AR

Deputetja Musliu-Shoshi në Këshillin Evropian, pritet të zgjidhet presidenti dhe kryetarët e komiteteve

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi po merr pjesë në sallën e Parlamentit Evropian ku pritet të bëhet përzgjedhja e presidentit.

Përmes një video tregoi që kanë në agjendë përzgjedhjen e presidentit, e kryetarëve të komiteteve me mandat dy vjeçar e cila do të thotë që ka mundësi të ketë përkrahje dhe më të madhe për anëtarësimin e Kosovës.

Gjithashtu theksoi se është më e rëndësishëm është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës.

“Jemi në sallën e parlamentit Evropian ku mbahen sesioni plenar i asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës dhe sot kemi në agjendë ku do të bëhet përzgjedhja e presidentit, e kryetarëve të komiteteve me mandat dy vjeçar dhe kjo do të thotë që ka mundësi të ketë përkrahje dhe më të madhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion shumë të rëndësishëm e ajo çka është më e rëndësishëm është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Republikës sonë”./Indeksonline/