21:16 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Deputetja Musliu-Shoshi uron Krishtlindjet nga Sheshi i Prishtinës me një ndërmarrës të njohur

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi zgjodhi që sonte të qëndrojë në sheshin e Prishtinës, duke uruar Krishtlindjet.

Madje ajo tha se këtë vit për Festën e Kërshëndellave në shesh është bashkë me mikun e shkollës së mesme, Ervin Ibrahimi i cili është ndërmarrës për përpunimin e lajthisë së produkt i Kosovës ‘Pelini’s’, në tregun evropian, transmeton Indeksonline.

Postim i plotë:

Festen e Kershendellave kete vit ne sheshin e Prishtines me mikun tim te shkolles se mesme Ervin Ibrahimi i cili eshte ndermarres i ri per perpunimin e lajthise si produkt i Kosoves @pelinis_ks ne tregun Evropian. Shume krenare me punen tende mik!
P.S. Gjergj Pelini, i lindur ne vitin 1438 ne Artane (Novoberde) ka qene diplomat Shqiptar i deleguar nga Skenderbeu ne Venedik te Italise.