14:49 / E Premte, 10 Shtator 2021 / B O

Deputetja publikon shifrat që tregojnë se sa i rëndësishëm është vaksinimi ndaj Covid-19 për adoleshentët

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka publikuar të dhënat e fundit që tregojnë se sa i rëndësishëm është vaksinimi ndaj Covid-19.

Deputetja e Listës Guxo, pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka publikuar një artikull të “Washington Post” që bën të ditur se numri i adeloshentëve të hospitalizuarve të pavaksinuar është 10-fish më i madh se sa i atyre që janë të vaksinuar.

Statovci njihet si deputete me njohuri të gjera në sektorin e shëndetësisë.

Ajo kishte mbajtur një kohë pozitën e këshilltares për politika shëndetësore dhe sociale të Vjosa Osmanit, kur mbante pozitën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe detyrën e ish-presidentes në detyrë./Indeksonline/