07:16 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deputetja shqiptare: E gënjyen ambasadorin amerikan kinse ne goditëm policinë (Video)

Ambasadori amerikan Donald Lu ka pasur sot nje komunikim permes email me kryetaren e partise opozitare, LSI, zonjen Monika Kryemadhi.

Kete e ka zbuluar ne emisionin e gazetares Ilva Tare ne “Oranews”, vete kryetarja e LSI e cila tha se ambasadorin Donald Lu e kishin genjyer duke i thene se perfaqesues te LSI kishin goditur Policine.

“Kam komunikuar përmes email, i thashë zoti ambasador të kanë gënjyer se ne nuk e kemi goditur policinë, ai person që ka goditur policinë të ndaloget dhe arrestohet. Sot policia kishte kamera për të parë për cdo polic që ka goditur dhe ai që ka goditur të ndalohet. Dhe e falenderoj që ishte i drejtpërdrejt në komunikim, se nuk e ka për detyrë fare të komunikojë me mua dhe kur i thashë se më vjen shumë keq që nuk reagove për gjakosjen e deptuetes Floida Kërpaci…thashë që ka edhe shumë të tjerë vajza e djem që nuk janë goditur se kanë gjuajtur policinë”.