21:40 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Derbi i madh në futsallin kosovar, Feniksi mposhtë Liburnin

Ka përfunduar me gola e spektakël derbi i madh në futsallin kosovar në mes të Feniksit dhe Liburnit.

Në një ndeshje fantastike, skuadra nga Drenasi, Feniksi ka arritur të mposhtë Liburnin e Gjakovës me rezultat 4-3.

Alibegu, Mejzini, Ramadani dhe Gashi shënuan për vendasit në fitoren në Drenas.

Feniksi mbetet lider pas shtatë javëve duke regjistruar po kaq fitore./Indeksonline/