Derbi i Serie A me spektakël dhe gola, por pa fitues (Video)
Interi dhe Roma janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e xhiros së 21-të të Serie A, shkruan indeksonline.
Roma kaloi e para në epërsi me golin e Stephan El Shaarawy në minutën e 31-të.
Interi arriti të barazoj vetëm katër minuta para fundit të ndeshjes me anë të Matias Vecino.
Pas këtij barazimi, Interi është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Roma në vendin e pestë me tri pikë më pak. /IndeksOnline/