14:55 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / A. A

Derbi i zbehtë, mbyllet pa gola Prishtina – Feronikeli

Prishtina dhe Feronikeli kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 16-të, duke barazuar pa gola 0-0.

Në pjesën e parë Prishtina ishte më kërkuese dhe pati iniciativën.

Në minutën e 15-të Sabien Lilaj humbi penalltinë.

Në pjesën e dytë, Feronikeli insistoi më tepër por nuk arriti të shënonte.

Prishtina me këtë barazim shkon në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Feronikeli në 20.

/Indeksonline/