11:26 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Derbi më i madh anglez më i pabarabartë se kurrë

Manchester United synon që të dielën në tempullin mitik “Old Trafford” të rikthej dinjitetshëm klasin e derbit më të fort anglez ndaj liderit aktual të Premier League, Liverpoolit.

“The Reds” udhëton për në Old Trafford me pikë të plota nga hiç më pak se 8 takimet e para që ka zhvilluar, shkruan Indeksonline.

Në krahun tjetër, në flotën e “Djajve të Kuq”, mbizotëron ankth i vërtetë, pasi që kanë arritur jo më shumë se 9 pikë.

Më të pa barabartë e  bënë fakti se United-it i mungojnë dy lojtarët kryesor, De Gea dhe Paul Pogba, për shkak të lëndimeve ndërsa Liverpooli nuk duket të ketë mungesa të 11-shes startuese.

Madje “Redsave” do t’iu rikthehet edhe portieri i parë, Alisson Becker. /IndeksOnline/