20:17 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

Derbi mes Polonisë e Holandës, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet një derbi tejet interesant mes Kombëtares së Polonisë dhe asaj të Holandës, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Polonia pësoi humbje minimale 1:0 nga Belgjika, kurse Holanda e mposhti 3:2 Uellsin, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve Grupin 4 e kryeson Holanda me 10 pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm, Polonisë që renditet në vendin e tretë me katër pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në qershor të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Polonia (3-4-2-1): Szczesny; Kiwior, Glik, Bednarek; Zalewski, Linetty, Krychowiak, Frankowski; Zielinski, Szymanski; Lewandowski

Holanda (3-4-1-2): Pasveer; Timber, Van Dijk, Ake; Dumfries, Koopmeinster, De Jong, Blind; Gakpo; Bergwijn, Depay