19:53 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Derbi romak përfundon në paqe

Roma dhe Lazio kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 21-të të Serie A.

“Ujkonjat” kaluan të parët në epërsi me golin e Edin Dzekos në minutën e 26-të të ndeshjes. Boshnjaku shënoi me kokë pas një krosimi të Cristante.

Golin e barazimit e shënoi Acerbi në minutën e 34-të të ndeshjes. Mbrojtësi i Lazios shfrytëzoi një pakujdesi të portierit të Romës dhe shënoi.

Lazio mbetet në vendin e tretë në tabelë me 46 pikë, ndërsa Roma është e katërta me 39 pikë. /IndeksOnline/