75 Mall Live Search
09:35 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Derby della Madonnina po afron, 90 minuta të zjarrtë na presin në ”San Siro”

Interi përballet me Milanin në ”San Siro” sot për Derby della Madonnina e parë për sezonin, 2018/19 në Serie A.

Interi ka pasur një fillim impresiv këtë sezon, duke i fituar së fundmi gjashtë ndeshje radhazi, ndërsa edhe Milani ka impresionuar në javët e fundit, duke e mposhtur Sassuolon si mysafir me rezultat, 4-1.

Këtu keni gjithçka që ju duhet të dini për ndër derbin më të zjarrtë lokal në botën e futbollit.

Derbi i sotëm i Milanos zhvillohet me fillim nga ora, 20:30, në stadiumin e famshëm, ”San Siro”, transmeton IndeksOnline.

Forma e fundit:

Interi ka qenë impresiv në javët e fundit, duke i humbur vetëm dy ndeshje nga tetë të zhvilluara këtë sezon.

”Nerazzurrët” i kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke mposhtur edhe skuadrat si Tottenhami, Sampdoria dhe Fiorentina.

Ndërsa, para fitoreve ndaj Sassuolos, Olympiacosit dhe Chievo Veronas, Milani kishte barazuar me Atalantan dhe Empolin.

Të rejat nga të dyja skuadrat:

Për Interin, Sime Vrslajko mbetet jashtë shkaku i lëndimit, por ai është shqetësimi i vetëm për Luciano Spallettin. Interi nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim në përbërjen startuese nga ndeshja e fundit me SPAL-in xhiron e kaluar.

AC Milan v Atalanta BC - Serie A

Ndërsa, Milanit do t’i mungojnë dy yje – Andrea Conti është ende duke u rikuperuar nga lëndimi në gju, derisa Ivan Strinic është ende jashtë pas problemeve me zemër.

Reprezentuesi italian, Riccardo Montolivo është ende i lënduar, derisa qendër-mbrojtësi, Mattia Caldara pritet të mungojë sot shkaku i një lëndimi muskulor.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Politano, Perisic, Nainggolan; Icardi.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuaín, Calhanoglu.

Parashikimi:

Të dyja skuadrat janë në formë të mirë kohëve të fundit, por në shumicën e ndeshjeve të tilla, forma e fundit nuk ka aspak rëndësi.

FBL-ITA-SERIEA-MILAN-INTER-DERBY

Duke u bazuar në historinë e këtyre ndeshjeve, këto ndeshje dhurojnë gola, por sot pritet që një gol ta vendosë ndeshjen.

Parashikimi: Inter 2-1 Milan./IndeksOnline/

Temat: