23:06 / E Mërkurë, 15 Maj 2019

Derby dhe Aston Villa në finale për një vend në Premierligë

Derby ka siguruar finalen e Play Offit pasi ka mposhtur Ledsin me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Skuadra e Lampard në ndeshjen e parë kishte humbur 0-1 por në atë kthyese fitoi si mysafir 2-4.

Në finale Derby do të takohet me Aston Villën që më herët ka eliminuar West Bromin.

Finalja e madhe do të luhet me 27 maj, ku Derby do të jet vendas. /IndeksOnline/