11:42 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Dërgohet për t’u trajtuar në Psikiatri pasi rrahu gruan

Një serb nga Novobërda është arrestuar pasi rrahu gruan e tij. I njëjti për shkak të problemeve psiqike, nën mbikëqyrjen e Policisë është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb i cili pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktima femër K/Serbe e cila si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit prokurori ia ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, por i njëjti për shkaqe shëndetësore psiqike është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e psikiatrisë dhe është në mbikëqyrje të Policisë”, bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës. /Indeksonline/