09:54 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deri dje e bënte vet, sot Mourinho kritikon Arsenalin

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka kritikuar qasjen e Arsenalit në ndeshjen e mbrëmshme në Old Trafford, duke thënë se ata u zhytën dhe humbën kohë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, përderisa Arsenali kryesoi dy herë, madje duke marrë para vetes thuajse secilin rast, edhe pse loja përfundoi me barazim.

Mourino ia atribuoi rezultatin, mungesës së palestrës të mbrojtësve të tij, pasi u godit me një krizë të dëmtimit dhe ndjeu se Arsenali zgjodhi të ngadalësojë lojën, duke shfrytëzuar kështu lodhjen e lojtarëve të tij.

“Mbrojtësit tanë ishin të vdekur. David de Gea kishte topin, priti dy minuta që ata të rimarrin pozicione, hap pas hapi. Kur ai po godiste topin, ishte Lukaku dhe Rashford kundër pesë lojtarëve të Arsenalit.Lojëtarët tanë mbrojtës ishin plotësisht të vdekur. Dhe kjo e bëri edhe më të vështirë që të mbahej ajo lumturi për 95 minuta”, ka thënë Mourinho, transmeton Indeksonline.

Tutje trajneri i United, tha se në pjesën e fundit të lojës ishte Arsenali që dëshironte barazimin dhe zhytjen duke e ngadalësuar lojën, që kështu të vazhdonte deri në fund.

“Dhe ne ishim të vdekur. Të gjithë lojtarët tanë ishin kësisoj. Të gjithë në telashe. Të gjithë fizikisht në telashe. Gjë që është padyshim normale për shkak të rrethanave”, ka shtuar Mourinho.

Mourinho i  dorëzoi Diogo Dalot debutimin e tij të plotë në Premier Ligë të mërkurën, kurse Marcos Rojo bëri paraqitjen e tij të parë të sezonit dhe Chris Smalling luajti pavarësisht problemit që pati me këmbë./Indeksonline/