10:53 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / C E

Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen në vendet olimpike

Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen në vendet ku luhen Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Tifozët nga jashtë tashmë janë ndaluar nga Lojërat, por është konfirmuar që spektatorët nga Japonia do të lejohen.

Kapaciteti do të përcaktohet në 10,000 spektatorë, me kusht që të mos kalojë 50% të kapacitetit të një vendi, shkruan BBC.

Lojërat Olimpike janë planifikuar të fillojnë në 23 korrik, ndërsa Paraolimpiadat pasojnë një muaj më vonë, nga 24 gusht.

Numrat e spektatorëve për Paraolimpiadën do të konfirmohen deri më 16 korrik.

Ekziston frika se Lojërat mund të shkaktojnë një rritje të infeksioneve të koronavirusit në Japoni.

Si rezultat, Kryeministri Yoshihide Suga javën e kaluar inkurajoi publikun japonez të shikonte Lojërat në televizion, në vend që të merrte pjesë personalisht në ngjarje.

Të Dielën, një gjendje e jashtëzakonshme në Tokio u hoq, pesë javë para fillimit të Olimpiadës. /IndeksOnline/