14:23 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deri në 4 orë presin qytetarët para Qendrës së Regjistrimit në Podujevë

Distanca, mbajtja e higjienës si dhe përdorimi i maskave janë masat mbrojtëse e të cilat në vazhdimësi janë promovuar nga  institucionet e vendit, raporton IndeksOnline.

Mirëpo jo çdo herë ato po zbatohen nga qytetarët e në anën tjetër nuk janë të pakta rastet kur edhe institucionet me zvarritjen e dhënies së dokumenteve i kontribuojnë një situate të tillë.

Kështu qytetarët kanë raportuar në IndeksOnline se si kanë pritur deri në 4 orë për tu pajisur me dokumente në Qendrën e Regjistrimit Civil në komunën e Podujevës.

IndeksOnline ju sjell pamje: