10:12 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

Deri në fund të vitit pritet të vaksinohet 70% e popullatës

Shefja e imunizimit në IKSHPK, Edita Goranci-Haxhiu ka thënë se deri në fund të vitit pritet të vaksinohet 70% e popullatës, shkruan Indeksonline.

“Sot ka filluar procesi i vaksinimit, së pari po vaksinohen punëtorët e Klinikës Infektive, njëkohësisht në sallën “1 Tetori” janë duke u vaksinuar punëtorët shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit.

Deri në 70% të popullsisë planifikohen të vaksinohen deri në fund të vitit. Nga e enjtja fillon vaksinimi edhe në komuna të tjera. Brenda një dite në sallën “1 Tetori” është planifikuar 760 persona të vaksinohen”.

Sipas saj, janë 280 persona nga stafi shëndetësor të cilët do të vaksinojnë në gjithë Kosovën./Indeksonline/