17:11 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Deri në orën 16:00 në QNR janë rinumëruar edhe 63 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve.

Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it.

Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%, shkruan Indeksonline.

Ndryshe pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor të bëjë certifikimin e rezultateve të gjashtë tetorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që i shfaqën subjektet politike.

Deri të hënën e ardhshme pritet që të përmbyllet procesi i rinumërimit të 130 vendvotimeve./Indeksonline/