23:53 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / MSH

Deri në pesë orë pritje në Merdarë, kolona arrin në dy kilometra

Kolona të gjata vijojnë të ketëm edhe mbrëmjen e sontme në pikëkal8imet kufitare të Kosovës.

Të dhënat janë përditësuar pak çaste më parë nga ana e Ministrisë e Punëve të Brendshme.

Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 1 orë e 20 minuta, teksa kolona është e gjatë 600 metra.

Pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku kolona 2 kilometërshe po zgjat tash e 5 orë gati.

Pritje ka edhe në Mutivodë dhe Muçibabë, raporton Indeksonline.

Te kjo e fundit, kolona është 600 metra dhe pritjet janë deri në një orë, ndërkaq në Mutivodë kolona është 150 metra dhe pritjet janë deri në 2 orë.