13:16 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / B O

Deri në vitin 2023, BMW do t’i ketë elektrike 20% të veturave

Kompania gjermane e veturave “BMW” po planifikon të bëjë ndryshim në prodhimet e automjeteve elektrike, ka thënë shefi ekzekutiv Oliver Zipse për mediumin gjerman “Augsburger Allgemeine”.

“Po rrisim dukshëm numrin e automjeteve elektrike. Nga mesi i 2021-s dhe 2023-s, ne do të prodhojmë më shumë vetura elektrike sesa ishte planifikuar”, tha ai.

“BMW”-ja do që çdo të pestën veturë që shet të jetë e pajisur me një motor elektrik në vitin 2023, shton Zipse.

Ai shton se duhet të shtohet edhe vendet publike ku motorët e veturave elektrike mund të mbushen.