16:21 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deri sot e fshehu barku, tani Elita s’po ndalet: Po më pëlqen shtatëzania

Ishte pikërisht shtatëzania ajo që shtyu Elita Rudin dhe Gjikon të kurorëzojnë dashurinë e tyre, duke përshpejtuar martesën.

Edhe pse asnjëri nga ta deri më tani nuk e ‘pranuan’ që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, me lansimin e videoklipit të fundit ‘Distanca’ ata zbuluan që po bëhen me bebe, ku Elita u shfaq me bark të fryrë, shkruan Indeksonline.

Që nga ajo ditë, prezantuesja po vazhdon gjatë gjithë kohës të postojë imazhe me barkun e fryrë, e fundit është edhe kjo ku shihet mjaftë e ëmbël teksa shkruan që po e shijon tej mase këtë ndjenjë./Indeksonline/