07:37 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deri të hënën ngrohtë, nga e martja bien temperaturat

Deri në fundjavë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira, javën e ardhshme ftohtë.

Deri në fundjavë mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbretërojë mot stabil, i ngrohtë, me diell dhe intervale me vranësira. Nga dita e diel një front i ftohtë që do të kaloj nga rajoni pritet të zbres lehtë temperaturat, por që nuk do të sjellë të reshura.

Nga dita e martë gjatë javës së ardhshme, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior do të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellin përkeqësim të motit me reshje shiu, si dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.

21.09 – Mot i mirë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

22.09-23.09 – Ditën e shtunë mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell, e pasdite intervale me vransira. Të dielën mot pjesërisht i vranët.

24.09 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.

 

Temat: