16:21 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Po vjen i ftohti siberian edhe në Kosovë – Ja sa do të shkojnë temperaturat

Meteorologët kanë dhënë alarmin për rikthimin e të ftohti siberian në rajonin e Ballkanit por edhe mbi vendin tonë.

Sipas meteorologëve duke nisur nga dita e premte në territorin e Ballkanit do të kthehen stuhitë e dëborës dhe ngricat.

Moti do të jetë me diell dhe vranësira deri mesatare në juglindje ku do të ketë reshje të pakta bore në lartësitë mbi 800 metra në nivelin e detit.

Temperaturat do të fillojnë të zbresin ndjeshëm, në zonat malore kur termometri do të zbres deri në -3 grade celsius në mëngjes.

Të premten i gjithë vendi do të përfshihet nga masa ajrore shumë të ftohta me origjinë Siberiane duke sjelle rënie të mëtejshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Zonat malore -8 deri në 1 gradë celsius

Zonat e ulëta 1 deri 13 gradë celsius

Zonat bregdetare 2 deri në 13 gradë celsius

Temat: