14:43 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Derisa çiftet e estradës po ndahen, Xhensila dhe Besi po shijojnë çdo moment të dashurisë së tyre

Një nga çiftet më të dashura për publikun, padyshim se është këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, shkruan Indeksonline.

Ata tash e disa vite janë të lidhur me njëri tjetrin, duke i shprehur vazhdimisht dashurinë njëri tjetrit.

Tashmë ata janë edhe prindër të një vajze të vogël që e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Së fundmi ata kanë publikuar fotografi së bashku, në natyrë, duke shijuar së bashku në përqafim rrezet e diellit.

Kujtojmë që së fundmi çiftet të shumta të estradës po i japin fund lidhjeve të tyre, teksa Xhensila e Besi po e shijojnë secilin moment të dashurisë së tyre. /IndeksOnline/