11:03 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Derisa në Tiranë protestohet, ja ku ndodhet Edi Rama

Parlamenti ka mbyllur dyert sot, pasi më parë opozita kishte paralajmëruar protestën. Interesant është fakti se ka pasur shumë spekulime se ku do jetë kryeministri Edi Rama gjatë protestës.

Fillimisht u tha se ai mund të jetë në Turqi. Më pas pati spekulime se ai do jetë në Gjirokastër.

Ndërkohë sot është mësuar se Edi Rama është në Tiranë dhe gjendet në kryesinë e Kuvendit në zyrën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Rama nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, pavarësisht disa ngacmimeve që ka bërë në rrjetet sociale.

Në një intervistë dhënë dje për mediat italiane Rama është shprehur se protestuesit kërkojnë që të djegin Parlamentin, ndërsa ka vijuar më tej duke thënë se qeveria e tij është duke luftuar korrupsionin.