13:51 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dermatologët: Ky produkt i nevojshëm kushton fare pak

Ndërkohë që të gjithë fokusohen te kujdesi për lëkurën e fytyrës, lënë pas dore lëkurën e trupit. Nuk po themi të keni një rutinë të gjatë dhe komplekse, por vetëm esencialet si p.sh.: një krem hidratues trupi.

Gjatë kësaj periudhe dermatologët kanë dëshmuar më shumë situata ku lëkura ka pasur tendenca inflamatore. Një arsye e mundshme për këtë mund të jetë edhe koha e shumtë që të gjithë kanë kaluar para pajisjeve teknologjike duke e bërë lëkurën pre e rrezeve që ato lëshojnë.

Sidoqoftë dermatologët thonë se kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar sepse zgjidhet me pak më shumë hidratim. Doktoreshë Mona Gohara u shpreh për ‘Well and Good’: “Mos ja jepni vetëm fytyrës kënaqësinë e hidratimit. Hidratoni edhe trupin. Për këtë nuk keni nevojë të shpenzoni shumë, pasi supermarketet kanë alternativa mjaft ekonomike.”

Dermatologët gjithashtu thonë se këto alternativa janë po aq efektive sa ato që mund të merrni në një farmaci. Prandaj e keni ju në dorë kujdesin që i kushtoni lëkurës.