14:02 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

“Dersi” i xhumës iu kushtua sigurisë në trafik, shkak aksidentet e shumta

Ligjërata e lutjes së të premtes në xhamitë e Republikës së Kosovës i është kushtuar sigurisë në trafik, raporton IndeksOnline.

Kjo me vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës pas takimeve që përfaqësues të BIK patën me organet e rendit.

Njësoj ka ndodhur edhe në xhaminë e Tophanes, ku imami i saj, i drejtohet xhematit që të kenë kujdes gjatë vozitjes e duke cituar citate nga libri i shenjt Kurani.

Ai thotë që qytetarët të respektojnë të tjerët gjatë komunikacionit, të jenë të kujdesshëm, sepse kështu jo vetëm do të ruajmë vetën por edhe të tjerët që janë pjesë e komunikacionit./IndeksOnline/

Pamje: