15:08 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deschamp publikon listën e lojtarëve të ftuar, s’fton atë që po shënon gola

Trajneri i Francës Didier Deschamp ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të “gjelave”.

Në listë gjendnën 23 lojtarë por vërehet mungesa e sulmuesit të Arsenalit, Alexander Lacazette që përkundër formës së mirë që po kalon nuk është ftuar përsëri nga selektori francez.

Në listë gjendet sulmuesi i Chelseas, Oliveir Giroud i cili përkundër që nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon është ftuar, transmeton Indeksonline.

Në listë po ashtu mungon mbrojtësi i Barcelones, Samuel Umtiti i cili ka pësuar një lëndim. Vendin e tij e ka zënë mbrojtësi i Crystal Palaces, Mamadou Sakho.

Kurse për herë të parë është ftuar mesfushori 21 vjeçar i Lyon, Ndombele.

Franca 11 tetor do të luaj ndeshjen miqësore kundër Icelandes, ndërsa me 16 tetor do të luaj kundër Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombëve./Indeksonline/