08:47 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

E konfirmuar: Edhe një yll i njohur e humbë Botërorin!

Selektori i Francës, Didier Deschamp ka njoftuar se Laurent Koscielny e ka humbur Kampionatin Botëror.

Pas lëndimit horror që e pësoi dje ndaj Atletico Madridit, Koscielny ka marrë lajmin më të keq nga stafi mjekësorë.

“Është një goditje shumë e madhe për ekipin francez. Jam i trishtuar për Laurentin sepse Kupa e Botës ishte një moment i rëndësishëm për karrierën e tij.

I uroj forcë dhe kthim sa më të shpejt në fushë. Jam i sigurt se ai ka ende gjëra të mëdha për t’u treguar” ka thënë Deschamp./Indeksonline/