17:25 / E Premte, 31 Mars 2023 / Gj. Sh

Dëshira e Mbappes është që të luaj për Real Madridin në vitin 2024

Nja transferim i Kylian Mbappes drejt Real Madridit, duket se nuk është larg.

Ylli i PSG-së shpesh herë është lidhur me një kalim në ‘”Santiago Bernabeu”, por si duket viti 2024 do të jetë ai ku do të ndodh ky transferim, transmeton IndeksOnline.

Ëndrra e Mbappes që nga fëmijëria ishte të luaj për klubin mbretëror, por verën e kaluar presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, duke bërë presion të madh duke i ofruar edhe shumë të majme të parave, e bindi që të qëndroj në Paris.

Pavarësisht vazhdimit të kontratës, raportohet se francezi tashmë e ka bërë të qartë se deshiron që gjatë vitit 2024 të transferohet në Madrid.

Këtë e ka konfirmuar gazetari Manu Sainz, i cili ka bërë të ditur se ylli francez do të mbërrijë falas në verën e vitit 2024.

“Dëshira e tij do të ishte të largohej nga Parisi këtë verë, por klubi francez nuk duket i gatshëm t’i hapë derën, përveç një befasie të madhe. Kështu që gjithçka duket se tregon se atij do t’i duhet të presë deri në vitin 2024 për t’u bërë lojtar i lirë për Real Madridin”, ka thënë gazetari i AS./IndeksOnline/