10:52 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dëshironi linja si të Adelina Berishës? Ky është sekreti

Krahas një karriere të suksesshme muzikore ajo konsiderohet edhe si një prej femrave më seksi në estradë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Adelina Berisha e cila kësaj radhe ka zbuluar sekretin e formave të saj të përkryera, shkruan Indeksonline.

Adelina ka pozuar nga palestra në veshje të tuta sportive duke treguar belin e hollë dhe të pasmet e formësuara.

Këngëtarja e cila i është rikthyer palestrës përsëri ka arritur të krijoj linja që secila femër do t’i ëndërronte.

Sa i përket karrierës muzikore, Adelina së fundi lansoj këngën ‘COCO’ në bashkëpunim me Egoo./Indeksonline/