20:20 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dëshironte vetëm Interin, Lukaku flet për herë të parë si lojtar zikaltër

Pasi nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me klubin, Romelu Lukaku shprehu gëzimin e tij për këtë veprim, duke zbuluar në faqen zyrtare të Interit se ata ishin klubi i vetëm që ai dëshironte.

“Interi ishte klubi i vetëm që unë doja, sepse Interi nuk është për të gjithë. Unë jam këtu për të sjellë Nerazzurri në krye,” deklaroi ai.

Lukaku kishte prishur raportet me ish-ekipin e tij, Man Utd dhe stërvitste në Belgjikë me klubin e Anderlecht./Indeksonline/