75 Mall Live Search
17:52 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / FR

Dëshmia e Shukri Bujës mbetet të vazhdojë për nesër

Ka përfunduar për sot dëshmia e ish-komadantit të UÇK-së, Shukri Buja në Gjykatën Speciale.

Është bërë e ditur se dëshmia e tij do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 09:00.

Ndryshe, një pjesë e madhe e pyetjeve për Bujën ishte për aktivitetin e tij në periudhën e prillit dhe majit të vitit 1998.

Në lidhje me këtë, ai ndër të tjera është shprehur se gjatë asaj kohe, detyra e parë e tij ka qenë sigurimi i armëve për ushtarët dhe është angazhuar në këtë drejtim.