12:19 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Dëshmitarët rrëfejnë sulmin në xhamitë: Lutëshim të ndaleshin plumbat!

Një sulm terrorist ndodhi gjatë lutjeve në dy xhami në Zelandën e Re.

Pamje të tmerrshme treguan se si sulmuesi hapi zjarr në xhaminë Al Noor në Christchurch, ku 49 mysliman vdiqën ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Dëshmitaret kanë rrëfyer për sulmin që tronditi mbarë opinionin. Ata thanë se vraponin që të largoheshin nga xhamia, për të shpëtuar jetën e tyre pasi dëgjuan të shtëna armë.

Një person që i mbijetoi këtij sulmi u tha medias lokale se ai e pa vrasësin të qëllonte një njeri në gjoks.

Dëshmitari vlerësoi se të shtënat zgjatën për 20 minuta dhe se deri në 60 njerëz mund të kenë qenë të plagosur.

“Ajo që bëra ishte pritja dhe lutësha që të ndalëshin plumbat”, ka thënë ai, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Sulmuesi thuhet se vuri në shënjestër dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, pastaj u zhvendos në dhomën e grave.

“Vëllai im është atje dhe nuk e di nëse ka shpëtuar apo jo”, tha tutje ai.

Një burrë tjetër, i cili mbijetoi duke u fshehur, tha se njerëzit kishin thyer dritaret për t’u arratisur.

“Ai filloi t’i xhiroi ata. Kushdo që ai mendon se është ende gjallë, kthehej dhe i qëllonte përsëri”, tha ai.

“Ai nuk donte që dikush të mbeste gjallë”, theksoi ai tutje.

Në xhami e dytë, Linwood Masjid, të mbijetuarit i thanë medias lokale se panë një person të armatosur që gjuajti me armë mbi 100 njerëz që luteshin.

Sulmi ndodhi pak pas sulmit të parë në xhaminë Al Noor.

Ai tha se pa të paktën tetë njerëz të vrarë, duke përfshirë dy nga miqtë e tij./Indeksonline/