75 Mall Live Search
10:33 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dështoi në Klasikë, kërkon falje pas ndeshjes: Isha disi i lodhur, i sëmurë

Në kuadër të javës së 11-të në Bundesliga, Borussia Dortmundi triumfoi ndaj Bayern Munchen në Klasikën gjermane me rezultat, 3-2.

Me këtë humbje, skuadra e Niko Kovac gjendet shtatë pikë larg Dortmundit në renditjen tabelare.

Shumica e mediave gjermane besojnë se trajneri kroat duhet të shkarkohet nga bavarezët, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Kovac pas ndeshjes tha se paraqitja e lojtarëve të tij dje ishte më e mira e këtij sezoni.

Mbrojtësi i Bayernit, Mats Hummels, bëri dje një paraqitje të tmerrshme, me ç’rast u largua nga loja pas 65 minutash.

”Duhej të largohesha nga loja pas pjesës së parë sepse nuk isha plotësisht i fokusuar, isha disi i lodhur, dhe i sëmurë. Por, Kovac donte që uë të luaja, dhe më vjen keq për paraqitjen time”, tha Hummels pas ndeshjes./IndeksOnline/