14:37 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dështoi te Chelsea dhe Tottenham, ky trajner kandidat për stolin e Realit (Foto)

Andre Villas-Boas është emri i ri që lidhet ngushtë për stolin e trajnerit te klubi i Real Madridit.

Trajneri portugez është një nga kanditatët e shumtë që mund ta zënë vendin e të larguarit, Zinedine Zidane, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse emri i Guti Haz… është kryesor, sot në media po qarkullon edhe emri i 40-vjeçarit, Boas.

Villas-Boas së fundmi ishte trajner i Shanghai SIPG, por në të kaluarën ka menaxhuar skuadra si, Academica, Porto, Chelsea, Tottenham dhe Zenit.

I vetmi sukses i madh ishte triumfi në Europa Ligë në sezonin 2010/11 me klubin e Portos./IndeksOnline/