23:48 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Dështoj Mbappe/ Real Madridi vihet pas Camavingas, e konfirmon Romano

Skuadra e Real Madridit pasi dështoi të transferoj Kylian Mbappen, është vënë në sulm për një tjetër super talent.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton që Real Madridi po e kërkon talentin e Rennesit, Eduardo Camavingan, transmeton Indeksonline.

Lojtari ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin. Spanjollët kanë dërguar ofertë 30 milionë euro plus bonuset në drejtim të Rennes.

Camavinga në verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me klubin francez./Indeksonline/