15:49 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dështon parada e forcave ajrore të Zvicrës, shfaqen në zonën e gabuar!

Një grup avionësh i Forcave Ajrore të Zvicrës aksidentalisht ngatërruan zonën mbi të cilën duhet të fluturonin.

Avionët duhet të fluturonin mbi Langenbruck, ku përkujtohej 100 vjetori i vdekjes së pionierit të aviacionit Oskar Bider, por ndryshuan drejtim duke fluturuar mbi një Festival Tradicional të zonës.

Ministria e Mbrojtjes, me anë të një deklarate, sqaroi se pilotët ishin shpërqendruar nga një helikopter i paautorizuar në zonë.

“Në ajër vendimet duhet të merren në sekonda, nuk ke kohë për të humbur. Nuk është se mund të ndalësh e të pyesësh dikë për drejtimin”, tha drejtuesi i paradës.