14:53 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dështon prapë seanca e Kuvendit, punimet vazhdojnë nesër

Vazhdimi i seancës së Kuvendit është shtyrë për nesër në orën 10:00, kjo pasi kanë munguar disa deputet të pozitës.

Pasi deputetët e LDK-së dhe VV-së, lëshuan sallën, pozita shkojë në pauzë, ndërsa, posa u kthyen kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se për shkak të disa agjendave, ku iu kanë munguar tetë deputet, në koordinim me grupet parlamentare, seanca vazhdon nesër në orën 10:00.

Kuvendi nesër vazhdon punimet me votimin e pikave të mbetura nga seancat e nisura më, 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor.

Janë mbi 20 pika të rendit të ditës që pritet të hedhen në votim, si dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë, si dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.