Emocionuese: Ushtarët në Kuvend duartrokasin për shërbimin e ri
Pjesëtarët e FSK-së, tashmë ushtarët e Kosovës kanë qenë të pranishëm në momentin kur janë votuar tri projektligjet të cilat i japin mandat të ri FSK-së si Forca të Armatosura.
Pasi u votua ushtria, të gjithë deputetët u ngritën në këmbë duke duartrokitur.
Derisa, në seancën e Kuvendit janë edhe ushtarët të cilët po duartrokasin këtë moment historik për vendin.
“Prej sot gatito, urime”, ka thënë Veseli.
Me këtë ka përfunduar seanca për ushtrinë./Indeksonline/