15:12 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Dështon transferimi i Cavandas në Kosovë, shkak ‘kushtet e tmerrshme të infrastrukturës’

Trepça ’89 nuk ka arritur që të sigurojë transferimin më të madh në futbollin kosovar.

Belgu Luis Cavanda edhe pse ishte pajtuar me kushtet personale, në fund ka ndërruar mendje dhe nuk e ka nënshkruar kontratën.

Indeksonline mëson se takimi vendimtar mes Cavandas dhe presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka nuk ka dhënë rezultat.

Zeka tregoi për Indeksonline disa nga arsyet që Cavanda u revoltua.

“Me fusha, me objekte është i trishtuar. Unë e dërgova në zhveshtoret e reja, në fushat ndihmëse që i kemi super të mira, nuk ishte i kënaqur, paramendo me dërgu në zhveshtoret e Riza Lushtës apo te Drita. Jemi duke u mundu me bindë, ja kemi tregu stadiumin ‘Adem Jashari’ e ‘Fadil Vokrri’”

Ndryshe, Cavanda do të vazhdojë karrierën në Kinë.

/Indeksonline/