18:53 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Dështon transferimi i Paquetas te City, braziliani hetohet për baste

Ka dështuar transferimi i Lucas Paquetas te Manchester City.

“Dailu Mail”, raporton se futbollisti brazilian është duke u hetuar nga Federata e Futbollit për shkelje të mundshme të basteve, shkruan IndeksOnline.

Manchester City ishte pranë transferimit të Paquetas, ku kishte bërë një ofertë zyrtare në drejtim të West Hamit prej 70 milionë funte.

Por transferimi i tij dështoi këtë të premte, ku raportohej se kishte të bënte me çështje ‘konfidenciale’.

Gazeta angleze raporton se dështimi i transferimit të 25-vjçarit te Manchester City është pasi ka një hetim ndaj braziliant nga FA për akuzat për lojëra fati në futboll. 

Paqueta shihej si një zëvendësues i përkohshëm për De Bruyne, i cili do të mungoj deri në katër muaj pas një dëmtimi të rëndë të kofshës./IndeksOnline/