18:22 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

Dështon votimi i Projektligjit për deklarimin e pasurisë

Në mungesë të kuorumit në Kuvendin e Kosovës ka dështuar votimi i Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen, Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm 59 deputetë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se 52 deputetë ishin pro, dhe shtatë të tjerë kundër.

Me këtë rast, Konjufca njoftoi se ky projektligj ka mbetur të votohet në një tjetër seancë plenare.